Sarri drejt rikthimit në Serie A

Futboll

Sarri drejt rikthimit në Serie A

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:25
Sarri drejt rikthimit në Serie A

Maurizio Sarri pritet të rikthehet si trajner në Serie A që nga sezoni i ardhshëm.

Zërat për një kalim të ish-trajnerit të Juventusit në ekipin e Fiorentinës janë shtuar duke sjellë edhe një përgënjeshtrim të Fiorentinës, por që duket se është një lëvizje e radhës për të larguar zhurmën mediatike.

Palët po bisedojnë për një kontratë 3-vjeçare dhe për momentin ende nuk ka një akord, por gjasat janë që sezonin e ardhshëm 62-vjeçari të rikthehet në Serie A.

Paraprakisht, Sarri ishte trajner i Juventusit sezonin e shkuar, ndërsa që nga gushti i vitit të kaluar ai është i papunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat