Ferdinand këshillon Southgate: Maguire meriton të jetë titullar

Futboll

Ferdinand këshillon Southgate: Maguire meriton të jetë titullar

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Ferdinand këshillon Southgate: Maguire meriton të jetë titullar

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand insiston se kapiteni Harry Maguire nuk e meriton të jetë në formacionin bazë te Kombëtarja e Anglisë.

Transferimi më i shtrenjtë në histori, Maguire nuk është në formën që pritej, ngase "Djajtë e Kuq" kanë pranuar 32 gola në vetëm 25 ndeshje.

Maguire vazhdimisht është në formacionin e Southgate, por Fernandes mendon se Michael Keane e meriton atë pozitë.

"Në këtë formë Michael Keane. Nuk ka ndonjë njëri në shtet që e shikon Premierligën javës pas jave dhe thotë se Maguire është më i vazhdueshëm se Keane për momentin. Nuk ka shanse".

"Michael Keane vazhdimisht luan për Evertonin, pra them se Michael Keane dhe John Stones".

"Stones u rikthye në formë dhe ka eksperiencë më shumë se tjerët, që është plus shtesë për të".

"Maguire nuk është në formë të mirë, pra nëse je duke kërkuar tjetërkund, Keane do thosha se është në vijë. Nëse dëshiron formën momentale, mos e zgjedh Maguiren", deklaroi ai.

Sidoqoftë, vendimi do t’i takojë Southgate që në tri vitet e fundit e ka parë Maguiren si të pazëvendësueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat