Tottenhami afër kualifikimit

Futboll

Tottenhami afër kualifikimit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:13
Tottenhami afër kualifikimit

Liga e Evropës rikthehet sot me vetëm një ndeshje në kuadër të programit për ditën e mërkure.

Tottenham do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër skuadrës së Wolfsberger.

Ndeshja e kaluar mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat të thellë 1:4, në të mirë të skuadrës londineze, ku sot mund të sigurojnë kualifikimin tutje me një fitore të mundshme kundër austriakëve.

Jose Mourinho ka shansin që të shpëtoj këtë sezon nga shkarkimi, ku është në garë për dy tituj, atë të Ligës së Evropës, ku me një këmbë është kualifikuar drejt fazës tjetër, dhe titullin e EFL të Anglisë, ku do të ndeshet në finale kundër skuadrës së Manchester Cityt.

Pas rezultatit 1:4 si mysafirë, Mourinho pritet të bëj disa rotacione në formacion, për ti ruajtur lojtarët kryesor për ndeshjen e radhës në Premier Ligë, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Tottenham Hotspur (4-2-3-1): Hart; Doherty, Alderweireld, Tanganga, Davies; Sissoko, Winks; Bale, Alli, Lucas; Vinicius

Wolfsberger (4-4-2): Kofler; Novak, Baumgartner, Lochoshvili, Scherzer; Taferner, Liendl, Leitgeb, Wernitznig; Vizinger, Joveljic

18:00 Tottenham Hotspur – Wolfsberger AC (Stadiumi i Tottenham).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat