I shpëtoi operimit

Futboll

I shpëtoi operimit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:49
I shpëtoi operimit

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo ka vazhduar me terapinë për lëndimin në gju dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Portos.

Sipas Tuttosport, "Bianconerët" janë duke bërë gjithçka që ta shmangin operacionin për brazilianin, që u transferua nga Barcelona në verën e shkuar.

Arthur është duke kaluar nëpër disa seanca vetëm që të rikthehet për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, 24-vjeçari pësoi lëndim në fitoren ndaj Romas me 6 shkurt.

Në këto dy javë, Arthur ka punuar shumë që të rikthehet sa më parë dhe synon të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj klubit portugez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat