Trepça ’89 – Prishtina, ja formacionet

Futboll

Trepça ’89 – Prishtina, ja formacionet

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:48
Trepça ’89 – Prishtina, ja formacionet

Trepça ’89 dhe Prishtina do të ndeshen në takimin e 59-të zyrtar pas luftës.

Ndeshja zhvillohet të shtunën në “Riza Lushta” nga ora 13:00 dhe është ndeshja e vetme në orar për këtë ditë.

Dy rivalët vijnë me qëllime të ndryshme në këtë edicion, “minatorët” për t’i ikur rënies, ndërsa Prishtina tani më ka kapur hapin për titullin e kampionit.

Por para këtij takimi të dy skuadrat gëzojnë formë të lartë, pasi Prishtina ka 15 ndeshje pa humbje (9 fitore kampionale), kurse Trepça ’89 ka 6 ndeshje pa humbje, prej tyre 3 kampionale.

Në dy ndeshjet e këtij edicioni, skuadrat kanë nga një fitore, Trepça ’89 1-0 në “Riza Lushta” dhe Prishtina 4-2 në “Fadil Vokrri”.

13:00 Trepça ’89 – Prishtina 

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Nimani, Ar. Muja, Darwish, Ard. Muja, Jashari, Shala, Ademi, Happy.

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Bardhoku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat