Angelino demanton RB Leipzigun për mungesën e tij: Ai iu përgjigj klubit në ‘Twitter’ duke shkruar se është në formë

Futboll

Angelino demanton RB Leipzigun për mungesën e tij: Ai iu përgjigj klubit në ‘Twitter’ duke shkruar se është në formë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:44
Angelino

Angelino u kthye në qendër të polemikave të shtunën pasi u deklarua se ai ishte gati për ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, kur RB Leipzig e kishte lajmëruar mungesën e tij për shkak të dëmtimit.

Spanjolli nuk u përfshi në skuadre për ndeshje nga trajneri Julian Nagelsmann.

“Angelino humbet ndeshjen pas një problemi të vogël të muskujve”, shkroi faqja e RB Leipzig në “Twitter”.

Por mbrojtësi nuk hezitoi të bëjë një koment, duke hedhur poshtë atë që e shkruante faqja zyrtare.

“Nuk ka problem muskujsh, jam në formë”, u përgjigj befasisht Angelino.

Pas ndeshjes të cilën RB Leipzige fitoi 3-2, Nagelsmann u pyet për këtë gjë.

“Nuk ishte gjëja më e zgjuar. Sigurisht, ne do ta diskutojmë këtë gjë me të”.

“Unë gjithashtu duhet të them se më pëlqen shumë Angelino për këto gjëra, sepse ai gjithmonë dëshiron të luajë”.

“Ai acarohet kur humbet një ose dy ndeshje. Ai ka disa probleme me muskujt që janë të lehta”.

“Ai duhet ta mendojë dy herë për këto gjëra. Ka zgjidhje më të zgjuara”, deklaroi trajneri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat