Shkroi historinë me Tiranën, Egbo shpallet trajneri afrikan i vitit

Futboll

Shkroi historinë me Tiranën, Egbo shpallet trajneri afrikan i vitit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 06:12
Emmanuel Egbo

Emmanuel Egbo është i vetmi trajner afrikan që ka fituar titull kampion në futbollin evropian.

47-vjeçari drejtoi Tiranën drejt titullit sezonin e kaluar, duke rikthyer bardheblutë te trofeu i madh në 100-vjetorin e lindjes.

Një arritje fantastike për Egbo, i cili qëndron pushim prej 12 nëntorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë.

Gjithsesi, vlerësimet e Egbo nuk mungojnë dhe ish-portieri i njohur është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në futbollin afrikan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat