Messi gjithnjë e më i hapur për të qëndruar te Barcelona

Futboll

Messi gjithnjë e më i hapur për të qëndruar te Barcelona

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:49
Messi gjithnjë e më i hapur për të qëndruar te Barcelona

Lionel Messi raportohet se do të qëndrojë te Barcelona, por e ardhmja e tij lidhet me zgjedhjet presidenciale në klub.

Sulmuesi argjentinas është i lirë të bisedojë me klubet tjera, pasi që më 30 qershor të këtij viti i skadon kontrata me katalunasit.

33 vjeçari është i lidhur me një largim që nga viti i kaluar, por tani raportohet se ka gjasa që ai të mbetet në “Camp Nou”.

“Marca” shkruan se gjashtë here fituesi i “Topit të Artë” ka vendosur që t’i presë zgjedhjet presidenciale te FC Barcelona, që mbahen më 7 mars.

Dhe, nëse presidenti i ardhshëm i Barcelonës mund ta bindë atë se planet afatgjata të klubit janë në përputhje me ambiciet e tij, ai nuk do të përjashtojë qëndrimin dhe parashikimin e kushteve të reja të kontratës, pasi që paratë nuk do të jenë problem.

Gazeta spanjolle gjithashtu shkruan se Lionel Messi dhe babai i tij akoma po refuzojnë të hyjnë në bisedime me klube të tjera dhe vetë lojtari thuhet se po lodhet nga spekulimet e vazhdueshme për një transferim te Paris Saint-Germaini ose Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat