Partizani dhe Laçi, konfirmohen si rivalë në garën për titull!

Futboll

Partizani dhe Laçi, konfirmohen si rivalë në garën për titull!

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:16
Partizani dhe Laçi, konfirmohen si rivalë në garën për titull!

Partizani-Laçi u mbyll pa fitues, por ishte një përballje jo e zakonshme për atë se cfarë dhanë skuadrat në fushën e blertë. Futboll modern, me pasime të shumta dhe taktikë me doza të larta.

Sigurisht e tillë mund të ishte kjo përballje kur ekipet drejtohen nga dy emra me peshë të futbollit vendas, si Ilir Daja dhe Shpëtim Duro. Keqardhja për mungesën e suksesit sigurisht ka qenë e madhe për të dy ekipet, më shumë   te Partizani që mund t’i afrohej me vetem 1 pikë distanca Vllaznisë kryesuese, por i tille është futbolli.

Sidoqoftë me ate se çfarë kanë dhënë këto dy skuadra përgjate këtyre javëve janë tregues të qartë se gara për titull do të jetë më e fortë se kurrë. Në garë përfshihet dhe Laçi që si objektiv primar ka patur gjithmonë zonën europiane, por me ate se çfarë po jep këtë sezon mund të shkoje edhe më larg.

Partizani nga java në javë po permirsohet ndjeshëm, por ndoshta në duelet ndaj rivalëve direkt për titull skuadrës i nevojitet ndoshta dhe pak fat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat