​Guardiola: Asnjë lojtar që mendon se është kryer puna nuk do të futet më në fushë

Futboll

​Guardiola: Asnjë lojtar që mendon se është kryer puna nuk do të futet më në fushë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:33
Guardiola

Asnjë skuadër angleze nuk kishte fituar kurrë 20 ndeshje radhazi siç është duke bërë skuadra aktuale e Manchester Cityt, por Pep Guardiola ka paralajmëruar se ka ende punë për të bërë.

Menaxheri tha që lojtarët e tij janë në gjendje të performojnë më mirë sesa kanë bërë në javët e fundit dhe nuk mund të pushojnë edhe kur janë 12 pikë larg vendin të dytë përpara ndeshjes të së martës kundër Ëolves.

"Ne nuk mund të relaksohemi për asnjë sekondë," tha Guardiola përmes faqes së klubit. "Gjithmonë mund të bëjmë më mirë ... ky është objektivi.”

"Sa më shumë që të fitojmë dhe të marrim rezultate, duhet të kërkojmë dhe të jemi mbi lojtarët dhe të themi se mund të bëjmë më mirë.”

"Ky është momenti kur unë ndiej që çdo lojtar po mendon se puna është kryer ose se është mirë, këta lojtarë që mund të mendojnë kështu, nuk do të luajnë më.”, tha në fund Pep Guardiola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat