Trajneri i Shkëndijes: Sot dëshironim tre pikët, por kështu është kampionati

Futboll

Trajneri i Shkëndijes: Sot dëshironim tre pikët, por kështu është kampionati

Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:08
Trajneri i Shkëndijes: Sot dëshironim tre pikët, por kështu është kampionati

Shkëndija nga Tetova  ka luajtur pa gola 0:0 me Rabotniçkin në Shkup, në duelin e xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Trajneri Ernest Gjoka pas ndeshjes për kanalin e klubit ka folur për barazimin e sotëm, duke vlerësuar se Rabotniçki zhvilloi paraqitje shumë pozitive duke vështirësuar në maksimum detyrën e kuqezinjve.  

“Sigurisht se kjo ishte një ndeshje e vështirë, ne e prisnim këtë nga Rabotniçki. Ishte edhe meritë e kundërshtarit, që u munduan shumë, vrapuan shumë dhe nuk na lanë në shumë momente që edhe ne të organizoheshim dhe të kapnim fazën e sulmit. Gjithsesi, kështu është kampionati.

Në kampionat është e rëndësishme mos dalësh pa pikë, sigurisht më mirë është të marrësh tre.

Por kampionati është i gjatë, ecim gradualisht, kundër një skuadra si Rabotniçki që është ekip i fortë, ekip i mirë, mendoj se është pozitive. E përsëris se më mirë do të ishte të kishim marrë të tre pikët, por kështu është kampionati”, tha Gjoka.

“Po të kishim qenë pak më të vëmendshëm, mendoj që mund të kishim dalë më shumë herë para portës.

Kampionati është kështu, nuk don të thotë që ne patjetër duhet të shkojmë të ikim sa më shumë pikë. Duhet të jemi të qetë, të rikuperojmë forcat dhe të shikojmë ndeshjen e ditës së dielë me Renovën që do të jetë një ndeshje akoma më e fortë”, përfundon Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat