Polemika të mëdha

Futboll

Polemika të mëdha

Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:25
Polemika të mëdha

Teknologjia e VAR e ka përmirësuar së tepërmi gjykimin në futboll, por perfeksioni nuk mund të arrihet kurrë.

Në disa raste janë hasur jo pak polemika për vendimet e dhëna që kur vlerësohen si të gabuara, me mundësinë për t’i ripërsëritur pamjet disa herë, krijohet edhe më shumë “zhurmë mediatike”.

Totenhemi do të fitonte në shifrat 0-1 kundër Fulhamit pas autogolit të Adarbioyo. Megjithatë vendasit e barazuan rezultatin me Maja në minutën e 63. Në atë moment është VAR që ndërhyn pasi teksa lojtari i Totenhemit kërkoi që të largonte topin, sipas arbitrit sfera ka goditur në dorën e futbollistit të Fulham.

Kjo ka sjellë reagim të madh në Angli që e cilësojnë këtë vendim të VAR si skandaloz.

Pamjet e tregojnë qartësisht afërsinë mes dy lojtarëve protagonistë dhe faktin se futbollisti i Fulham e kishte dorën tërësisht të ngjitur me trupin e jo të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat