Dukagjini fiton derbin e javës

Futboll

Dukagjini fiton derbin e javës

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:31
Dukagjini fiton derbin e javës

Kanë përfunduar shtatë takimet e ditës së sotme në Grupin A dhe B të Ligës së Parë në futboll.

Derbin e Grupit A e ka fituar Dukagjini që ka mposhtur Istogun me rezultat minimal 1:0.

Pikët maksimale i ka arkëtuar edhe Malisheva që mposhti thellë 5:2 Drenasin.

Kurse në derbin lokal ndërmjet A&N dhe Lirisë janë ndarë pikët.

Në Grupin B, 2 Korriku ka “demoluar” Vllazninë e Pozheranit me shifrat 5:1, ndërkaq KEK-u është pajtuar me nga një pikë me Ramiz Sadikun duke luajtur 1:1.

Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi Vitia – Dardana.

Rezultatet e xhiros së 17-të:

Grupi A

A&N – Liria 1-1

Trepça – Vushtrria 1-1

Dukagjini – Istogu 1-0

Malisheva – Drenasi 5-2

Grupi B

KEK-u – R. Sadiku 0-0

2 Korriku – Vllaznia Pozheran 5-1

Vitia – Dardana 0-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat