De Ligt: Është sa babai im, por mendon si 29-vjeçar

Futboll

De Ligt: Është sa babai im, por mendon si 29-vjeçar

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:03
De Ligt: Është sa babai im, por mendon si 29-vjeçar

Edhe pse ka në Torino më pak se dy vite, është i datëlindjes 1999, Matthijs de Ligt konsiderohet i pazëvendësueshëm për Juventusin. Bardhezinjtë janë duke e shijuar mbrojtësin holandez, i cili në “Telegraph” foli për zgjedhjen e tij. Ai preferoi torinezët, duke refuzuar ofertat e shumta që kishte:

“Më pëlqente në shkollë matematika, ndaj krahasova pro dhe kundër. Në fund zgjodha Juventusin.

Në çdo ndeshje duhet të dëshmoj se jam në rregull. Nëse mund të mbroni në Itali, mund ta bëni kudo. Jam aty ku dua të jem, ku mund të mësoj më shumë. Ka lojtarë me përvojë si Chiellini dhe Bonucci, por edhe Buffon dhe Ronaldo. Shikoj se çfarë bën Cristiano, si qëndron në formë. Unë i kërkoj këshilla”.

Nga ana tjetër, nga Buffon, holandezi nënvizon shpirtin dhe forcën e tij, aftësinë për të mos i ndjerë 43 vitet mbi supe, për të qenë në gjendje të ecë përpara: “Buffon mund të jetë babai im për nga mosha.

Duket qesharake, sepse mënyra se si sillet nuk është e dikujt që është dyfishi i moshës sime. Kjo dëshmon forcën e tij, pse ende luan futboll. Buffon ka mendjen e një 29-vjeçari”.

Dhe pastaj flet për Aaron Ramsey, shokun e skuadrës me të cilin ka lidhur miqësi më shumë edhe jashtë fushës. Të dy arritën së bashku te Juventusi, verën e vitit 2019: “Ndoshta e ndihmova më shumë unë që të përshtatej. Mësova italisht para tij, pastaj e ndihmuam njëri-tjetrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat