Futbollisti shqiptar para sfidës me Tottenhamin: Nuk ndiej presion

Futboll

Futbollisti shqiptar para sfidës me Tottenhamin: Nuk ndiej presion

Nga: K.Goca Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:02
Futbollisti shqiptar para sfidës me Tottenhamin: Nuk ndiej presion

Dinamo nga Zagrebi është para një sfide të madhe në përballje me ekipin e Tottenhamit, në kuadër të ndeshjes së parë të tetës së finales së Europa League, që do të luhet me 11 mars (20.55) në Londër.

Dinamovitët synojnë befasi, rezultat të favorshëm që të janë me të qetë për takimin e kthimit në “Maksimir”.

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, tha se do të orvaten të bëjnë më të mirën në Londër. 

“Ne presim që të jemi si një ekip, të dalim me kokë lart dhe të bëjmë më të mirën”, tha kapiteni Ademi për media kroate "24 Sata".  

“Tottenham është ndër 3 skuadrat më të mira në Angli dhe ne kemi punë të vështirë sepse rreziku do të vije nga të gjitha anët.

Ne duhet të ndihmojmë shumë mbrojtjen, ne jemi të gatshëm për këtë. 


Ne do të bëjmë më të mirën për t'i ndaluar ata.  

Nuk ndiej presion. Jemi te qetë. Ne kemi bërë gjëra të mira dhe duhet të vazhdojmë t'i bëjmë. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e tyre, kemi parë shumë ndeshje të tyre. 

Ne duhet të jemi aq kompaktë si kurrë më parë”, ka thënë Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat