Pirlo publikon skuadrën anti-Porto

Futboll

Pirlo publikon skuadrën anti-Porto

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:25
Pirlo publikon skuadrën anti-Porto

Trajner i Juventusit, Andrea Pirlo ka publikuar listën e futbollistwve, që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e kthimit ndaj Portos, e vlefshme për 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Jashtë mbetet për shkak skualifikimi Danilo, si dhe Dybala e Bentankur të pamundur për të luajtur. Vend ka për të rinjtë Fagioli, Di Pardo dhe Dragusin. Kujtojmë se sfida e parë në Lisbonë u fitua nga vendësit, me rezultatin 2-1.

Pra, bardhezinjtë duhet të përmbysin një disavantazh delikat, por goli i Kiesa-s në fund rrit shpresën për t’ia arritur qëllimit dhe shkuar në çerekfinale të këtij kompeticioni.

E kundërta do të konsiderohej katastrofë, si në planin sportiv, edhe financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat