Kërkohet nga United, Barcelona i vendos çmimin yllit të skuadrës

Futboll

Kërkohet nga United, Barcelona i vendos çmimin yllit të skuadrës

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Manchester United ka interesim për mbrojtësin e Barcelonës, Sergi Roberto, derisa Barcelona i ka vendosur çmimin.

29-vjeçari ka kontratë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2022 dhe do dëgjojë ofertat deri në vlerë 60 milionë euro, edhe pse ky çmim shihet mjaftë i shtrenjtë.

Roberto ka bërë 296 paraqitje për klubin, ku ka kaluar tërë karrierën si profesionist, duke shpenzuar me shumë se një dekadë.

Prioritet i spanjollit është pozita e qendërmesfushorit, por më së shumti është përdorur si mbrojtës i krahut të djathtë.

Këtë sezon, Roberto ka pësuar lëndime të shpeshta muskulore duke ndikuar që të bëjë vetëm 12 paraqitje këtë sezon.

Roberto me Barcelonën ka fituar gjashtë trofe të La Liga-s, dy herë Ligën e Kmapionëve dhe pesë herë Kupën e Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat