Vlora Çitaku i reagon Federatës së Spanjës: Të fala nga Republika e Kosovës

Futboll

Vlora Çitaku i reagon Federatës së Spanjës: Të fala nga Republika e Kosovës

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:07
Vlora Çitaku i reagon Federatës së Spanjës: Të fala nga Republika e Kosovës

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i ka reaguar Federatës spanjolle të futbollit, e cila ka hezituar t’i referohet Kosovës si shtet, apo vetëm si “Kosova”.

Federata spanjolle vendin tonë i është referuar si “territori i Kosovës”, ndërsa Vlora Çitaku i ka dërguar të fala Spanjës, duke ia treguar edhe flamurin e Kosovës.

“Hmmm. Të fala nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Shteti spanjoll nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendosi që loja të luhet atje Në një postim nga Federata Spanjolle e futbollit thuhet se lista për ndeshjet e marsit do të publikohet më datë 15.

Më pas, në postim tregohen ndeshjet që do t’i ketë ekipi spanjoll, ndërsa Kosovës i referohen si “territori i Kosovës”.

“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës” – thuhej në postim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat