Klopp përgjigjet shpejt për pyetjen se a do të bëhet seleksionues i Kombëtares së Gjermanisë

Futboll

Klopp përgjigjet shpejt për pyetjen se a do të bëhet seleksionues i Kombëtares së Gjermanisë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:57
Klopp përgjigjet shpejt për pyetjen se a do të bëhet seleksionues i Kombëtares së Gjermanisë

Sot  (e marte) gjatë ditës, Federata e Futbollit të Gjermanisë njoftoi publikun për largimin e trajnerit gjerman, Joachim Low, i cili drejton Kombëtaren gjermane që nga viti 2006.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është një nga kandidatët potencial për ta zëvendësuar fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, Low.

Megjithatë, trajneri i kampionit aktual të Premierligës, Jurgen Klopp, ka refuzuar marrjen përsipër të Kombëtares Gjermane.

“A jam i lirë gjatë verës për të qenë trajner i Gjermanisë? JO!” , ka thënë Jurgen Kloppi.

Ndryshe, edhe trajneri Hansi Flick shihet si kandidat potencial për ta zëvendësuar Lowin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat