Ylli i Portos nuk mund t’i mbante lotët

Futboll

Ylli i Portos nuk mund t’i mbante lotët

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:43
Ylli i Portos nuk mund t’i mbante lotët

Klubi i madh portugez, Porto, ka shkaktuar befasinë e parë të sezonit së Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Juventusin në stadiumin e tyre.  Kampioni në fuqi italian mposhti Porton me rezultatin 3-2, por ishin portugezët që kaluan tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-4, falë dy golave si mysafirë.

Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi pas përfundimit të ndeshjes shpërtheu në lot edhe pse skuadra e tij u kualifikua tutje në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Taremi ishte futbollisti që u ndëshkua me karton të kuq pas dy ndëshkimit të shpejt me dy të verdhë, të parin e mori në minutën e 52-të, ndërsa momenti i rëndë për portugezët erdhi në të 54-tin.

Megjithatë, Taremi nuk ishte i vetëm, pasi trajneri i tij Sergio Conceicao tregoi shpirtin e madh të tij, duke e përqafuar e ngushëlluar atë, pasi ai nuk mund të mbante lotët.

Porto në ndeshjen e parë kishte fituar 2:1, por në ndeshjen e mbrëmshme ishte pritur që Juventus në krye me Cristiano Ronaldo të bënte kthesën e madhe, por ja që nuk ndodhi për shkak të paraqitjes së jashtëzakonshme të portugezëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat