Muçi po ecën mirë në ekipin e ri

Futboll

Muçi po ecën mirë në ekipin e ri

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:27
Muçi po ecën mirë në ekipin e ri

Ernest Muçi është pritur me vlerësime të mëdha në radhët e Legias së Varshavës.

Lojtari shqiptar ka bërë tashmë debutimin e tij në kampionatin polak, ndërsa trajneri ka treguar besimin e tij te talenti i 19-vjeçarit.

Madje e ka cilësuar edhe si Mesin e skuadrës. Ndërkohë Legia është duke përgatitur ndeshjen e radhës kundër Varta, ku Muçi është duke bërë mjaft mirë gjatë seancave stërvitore.

Mediat polake raportojnë se përshtatja po shkon në rrugën e duhur dhe se trajnerët e skuadrës shpesh herë i japin edhe lëvdata.

“Ernest Muçi po ecën mirë në ekipin e ri, ai ndonjëherë merr lëvdata nga trajnerët gjatë seancave“, shkruan “Legionisci“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat