Drejtësi për Maradonën, sulmohet Dalma, Gianinna dhe ish-gruaja

Futboll

Drejtësi për Maradonën, sulmohet Dalma, Gianinna dhe ish-gruaja

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:27
Drejtësi për Maradonën, sulmohet Dalma, Gianinna dhe ish-gruaja

“Ai nuk ka vdekur, ata e vranë atë”. Mijëra iu përgjigjën thirrjes dhe dolën në rrugët dhe sheshet e Buenos Aires, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e Diego Armando Maradonës, e cila ndodhi 25 nëntorin e kaluar. Midis tifozëve dhe entuziastëve të thjeshtë, ishin edhe vajzat e “Diez”, Dalma dhe Gianinna, por edhe ish-gruaja, Claudia Villafañe, të cilat e mbajtën premtimin e tyre dhe u hodhën në krah të organizatorëve të ngjarjes.

Në orën 18:00, sipas kohës lokale, “Plaza de la República” u pushtua nga mijëra flamuj dhe banderola, ndërsa familja e “Pibe de Oro” u detyrua të linte Obeliskun, pikën e takimit të demonstruesve, pas vetëm 15 minutash. Shumë tifozë, të cilët ishin dyndur, krijuan panik. Të tria gratë drejtuan një kolonë të vogël njerëzish dhe mbanin një banderolë, që bënte thirrje për “dënim shoqëror dhe drejtësi për fajtorët”. Pasi ecën disa metra, ato u shoqëruan larg për shkak të kaosit të krijuar nga prania e mijëra mbështetësve të Diegos.

Dalma Maradona: Fyerjet ndaj nënës sime? Të gjitha të rreme
“Fatkeqësisht, po ecnim drejt Obeliskut, derisa shtypi na pikasi, – shpjegoi Dalma në Instagram. – Ishte e pamundur të vazhdonim lëvizjen përpara, sepse edhe njerëzit e mediave filluan t’i shtynin njerëzit.

Kjo nuk ishte mënyra e duhur”. Vajza e Maradonës, gjithashtu mohoi që nëna e saj ishte sfiduar gjatë marrshimit protestë: “Askush nuk e ofendoi nënën time, ne ishim atje vetëm për të kërkuar drejtësi”.

Në vend të kësaj, duket se turma e demonstruesve ka adresuar sulme të ashpra kundër avokatit të Maradonës, Matías Morla, dhe mjekut Leopoldo Luque, të cilët janë nën hetim në çështjen gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat