Fondi arab heq dorë nga Newcastle

Futboll

Fondi arab heq dorë nga Newcastle

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:18
Fondi arab heq dorë nga Newcastle

Fondi sovran i Arabisë Saudite “Public Investment Fund” është gjithmonë e më i interesuar tek Interi.

Ka qenë ky lajmi i tabloidit britanik “The Sun”, sipas të cilit Jasir Al-Rumajan, guvernatori i “PIF”, tashmë ka hequr dorë nga ideja për të blerë Njukasëllin me idenë për të kthyer vëmendjen te klubi zikaltër.

Konfirmimi ka ardhur nga një burim i cituar nga vetë e përditshmja që ka shpjeguar se sauditët janë afruar me Interin rreth një javë më parë. Duke qenë se nuk është e mundur të blihen dy klube në njëherësh, duket të kenë hequr dorë nga Newcastle dhe kanë shumë forcë për të marrë përsipër borxhet e Interit.

Meqenëse, zikaltrit janë të parët në klasifikim dhe (thuajse me siguri) do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve edicionin e ardhshëm, kushtet e fondit plotësohen.

Gazetari anglez Ben Xhekobs është rikthyer të ofrojë të reja mbi situatën që shikon fondin të interesuar për “Suning”-un, duke përsëritur se arabët duan vetëm një pjesë kuotash në minorancë: “Megjithëse 800 milionë janë një çmim i mundshëm shitjeje, më është thënë që klubi po vlerëson një shifër afër 1 miliardit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat