Hidhet shorti për kualifikueset e Europianit, Shqipëria vend organizator

Futboll

Hidhet shorti për kualifikueset e Europianit, Shqipëria vend organizator

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:26
Hidhet shorti për kualifikueset e Europianit, Shqipëria vend organizator

Hidhet shorti për kualifikueset e Europianit, Shqipëria vend organizator!

Në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, është hedhur ditën e sotme shorti për UEFA European Women’s Under-17 Championship. Shqipëria ndodhet në Ligën B ku është shortuar në Grupin B6 me Azerbaxhjanin dhe Malin e Zi, në një mini turne që do të mbahet në Shqipëri si vend organizator.

Kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riogranizuar sëfundmi, me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të vitit 2020, duke ndarë skuadrat në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për tu bërë konkuruese dhe për tu ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Në Ligën A janë 7 grupe me nga katër skuadra, ndërkohë që në Ligën B janë gjashtë grupe ku tre janë me nga katër skuadra dhe tre të tjera me 3 skuadra për një total prej 21 shtetesh që përfaqësohen në këtë ligë. Shqipëria do të garojë për të arritur një sukses dhe për tu ngjitur një ligë më lart, si dëshmi e rritjes së vazhdueshme që po tregon futbolli shqiptar i femrave prej vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat