Koeman nuk e bind presidentin e ri

Futboll

Koeman nuk e bind presidentin e ri

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:03
Koeman nuk e bind presidentin e ri

Julian Nagelsmann është tekniku numër një në listën e presidentit të ri, Joan Laporta, për stolin e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, edhe përpara Ronald Koeman.

Këtë zbulim e ka bërë gazetari Manu Carreño në “El Larguero” të “Cadena SER”. Ai shpjegoi se Laporta dhe Mateu Alemany nuk ishin shumë mbështetës apriori të mbajtjes së hollandezit në stol. Informacioni i lartpërmendur thekson që, nëse Koeman do të fitonte ndonjë titull këtë sezon, mund të vazhdonte.

Përndryshe, presidenti i ri mendon për alternative të tjera. Ndër trajnerët e tjerë, që e intrigon më së shumti Laportën, është Nagelsmann, që drejton RB Leipzig.

Sipas Carreño, Laporta e respekton shumë Koeman, por nuk do ta kishte zgjedhur atë për të drejtuar projektin e tij sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat