Pëson sulm në zemër

Futboll

Pëson sulm në zemër

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:03
Kiliani Mark Gonzalez

Ish sulmuesi i Liverpool, Mark Gonzalez ka pësuar atak kardiak.

Kiliani Mark Gonzalez është duke u rikuperuar pas sulmit në zemër, ka deklaruar gruaja e tij përmes rrjetit social Instagram.

Maura Riveira gruaja e lojtarit shkruajti: “Dashuria e jetës time, shpirti im binjakë, çfarë shoku më ke shkaktuar.

“Jeta mund të të sprovoj me çdo gjë, ishin netë të frikshme por me besim dhe kurajo mund të kalojmë edhe këtë fatëkeqsi, dua që të kaloj jetën me ty.” – përmbylli Maura.

Mark Gonzalez ishte transferuar te Liverpool ne vitin 2005, ku po atë vit u huazua te Real Sociedat në Spanjë për shkak të disa problemeve me leje qëndrim të lojtarit në Angli, pasi u rregulluan problemet me leje qëndrim të lojtarit, ai morri dritën e gjelbërt që të luaj për Liverpool.

Ne 25 paraqitje Kiliani shënoi dy herë për Liverpoolin, ai ishte në bankën rezervë në finalen e 2007 kundër Milanos ku humben me rezultatin 2-1.

Gonzales u paraqit për përfaqësuesen e Kilit në 56 ndeshje, duke ndihmuar skuadrën që të fitoj edhe Copa America në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat