Demhasaj ‘mesazh’ selektorit të Kosovës

Futboll

Demhasaj ‘mesazh’ selektorit të Kosovës

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:05
Demhasaj ‘mesazh’ selektorit të Kosovës

Sulmuesi i Kosovës që luante te Grasshoppers, Shkëlqim Demhasaj, është kthyer te golat këtë javë.

Ai ka shënuar në fitoren e Grasshoppers ndaj Kriense me rezultat 2:1.

Demhasaj ishte protagonist me golin e shënuar që në minutën e shtatë të takimit me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Ky ishte goli i 8 në kampionat deri më tani këtë sezon, duke i dhënë një mesazh të qartë Bernard Challandesit që është një nga sulmuesit më në formë.

Në këtë ndeshje për GC luajti Emir Lenjani gjatë gjithë takimit, ndërsa te Kriense luajtën edhe Burim Kukeli, Liridon Berisha, Liridon Mulaj, Mirlind Kryeziu dhe Mark Marleku.

GC është lider në Challange League të Zvicrës me gjasa të mira që të ngjitet në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat