Fillon faza e tretë e Ligës së Parë: Sot në program vetëm një ndeshje

Futboll

Fillon faza e tretë e Ligës së Parë: Sot në program vetëm një ndeshje

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:34
Fillon faza e tretë e Ligës së Parë: Sot në program vetëm një ndeshje

Faza e tretë e kampionatit në Ligën e Parë starton këtë vikend, ndërkohë që vetëm një ndeshje është në program për ditën e shtunë (13 mars).

Skuadra kryeqytetase 2 Korriku takohet me Vllaznin e Pozheranit në kryeqytet.

Këto dy skuadra ishin takuar një javë më parë në po të njëjtin vend dhe kishte përfunduar me rezultat 5-1 në favor të ‘verdhebluve’.

Vendasit aktualisht ndodhen në vendin e katërt të Grupit B në Ligën e parë me 24 pikë dhe duan fitore që të vazhdojnë ngritjen.

Ndërkohë mysafirët nga Pozhorani janë të parafundit në tabelë me 20 pikë dhe kërkojnë të marrin pikë që të largohen nga ajo pozitë.

Takimi në kryeqytet mes 2 Korrikut dhe Vllaznisë së Pozhoranit fillon nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat