Lajme të këqija për Kosovën

Futboll

Lajme të këqija për Kosovën

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:51
Lajme të këqija për Kosovën

Problemet me mungesa nuk kanë të ndalur për skuadrën e Gennaro Gattusos, Napolin.

Derisa Lozano dhe Petagna janë gati të kthehen pas një muaj pauzë, në orët e fundit është shtuar një dëmtim i ri për napoletanët.

Sipas “Corriere dello Sport”, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani nuk do të jetë i ftuar për ndeshjen me Milanin, për shkak të disa problemeve fizike.

Madje, sipas “Corriere”, për shkak të problemeve, Rrahmani jo që do të humbasë ndeshjen kundër “Rossonerëve”, por edhe atë me Romën.

Ndryshe, Rrahmani u transferua te Napoli nga Verona në gusht të vitit 2020 për 14 milionë euro.

Rrahmani është ftuar edhe nga përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet e Kosovës në fund të marsit. Mbetet të shihet nëse do të rikuperohet nga dëmtimi.

Kujtojmë se Kosova do t’i zhvilloj tri ndeshje gjatë këtij muaji (mars).

“Dardanët” do të luajnë më 25 mars kundër Lituanisë, kundër Suedisë më 28 mars dhe ndaj Spanjës tri ditë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat