Sot derbi Tirana - Partizani, tre lojtarë nga Kosova pritet të jenë në fushë

Futboll

Sot derbi Tirana - Partizani, tre lojtarë nga Kosova pritet të jenë në fushë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:59
Sot derbi Tirana – Partizani, tre lojtarë nga Kosova pritet të jenë në fushë

Superiorja shqiptare do të startoj të shtunën (sot) me ndeshjet e xhiros së 24-të kampionale.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” aty ku përballen dy rivalët e përbetuar lokal, Tirana dhe Partizani.

“Bardhekaltrit” janë në seri prej tri fitoreve rresht, ndërsa Partizani nuk e ka shijuar fitoren në tri përballjet e fundit.

Tirana renditet në pozitën e pestë me 35 pikë, katër më pak se Partizani që ndodhet një pozitë më lartë në tabelë me 39 të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat