E konfirmon Pioli: Rikthehen yjet e skuadrës, por kemi dy mungesa ndaj Napolit

Futboll

E konfirmon Pioli: Rikthehen yjet e skuadrës, por kemi dy mungesa ndaj Napolit

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:52
Milan

Stefano Pioli konfirmon se Davide Calabria dhe Alessio Romagnoli janë në dyshim për t’u përballur me Napolin.

“Davide Calabria dhe Alessio Romagnoli janë në dyshim për nesër,” tha trajneri në konferencën e tij për shtyp.

“Alessio po stërvitet me ekipin sot, por ai ende ka disa probleme. Do të duhet të presim për testet përfundimtare dhe të shohim”, shtoi ai.

Pioli konfirmoi se Theo Hernandez, Hakan Calhanoglu dhe Ante Rebic do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Napolit.

Për Zlatan Ibrahimovic, Mario Mandzukic dhe Ismael Bennacer, do të duhet të presim javën e ardhshme”, tha në fund.

Ka raporte që Ibrahimovic po synon të rikthehet në ndeshjen e dytë të Raundit të 16-të të Ligës së Evropës kundër Manchester United të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat