Prishtina frenohet në Drenas

Futboll

Prishtina frenohet në Drenas

Nga: K.Goca Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:57
Prishtina frenohet në Drenas

Prishtina megjithatë frenohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Futbollisti Marko Simonovski është trim i fitores së Feronikelit me rezultat 2:0 kundër Prishtinës. 
‘Nikli’ u tregua arrë e fortë për bardhekaltrit. 

Prishtina ndalet pas 6 fitoreve rresht në pjesën pranverore në elitën e futbollit apo pësoi humbje pas 18 ndeshjeve në tërësi (përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Kosovës).

Sulmuesi Simonovski shënoi në minutën e 45-të dhe të 76-tën nga penalltia.

Në minutën e 79-të, Feronikeli mbetet me një lojtar me pak, Argjend Malaj përjashtohet nga loja pas dy kartonëve të verdhë. Prishtina renditet në vend të tretë me 50 pikë dhe Feronikeli është i gjashti me 31 pas 25 jave në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat