Bardhi: I lumtur që vendosa derbin

Futboll

Bardhi: I lumtur që vendosa derbin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:11
Bardhi: I lumtur që vendosa derbin

Jurgen Bardhi vendosi fatin e derbit të kryeqytetit, pasi shënoi golin e dytë dhe atë me vlerë 3-pikëshe për partizanin, ndërsa në përfundim të takimit nuk e fshehu kënaqësinë suksesin e “të kuqve”.

Sa i kënaqur jeni që shënuat golin që vendosi derbin?
Gjatë gjithë kësaj kohe që jam te Partizani kam pasur mundësinë të vendos derbin, por nuk ia kam dalë. Sot për fat të mirë ia arrita. Kam besim te ekipi dhe te vetja për të ardhmen, besoj se do ia dalim për arritjen e objektivit.

Duket se në mesfushë po jepni më të mirën tuaj…
Edhe vetë Dajës ia kam kërkuar këtë pozicion, pasi në sulm e kam më të vështirë, pasi mbrojtësit më bllokojnë. Në mesfushë ka më shumë hapësira.

Në derbit e tjera keni shpërdoruar më shumë se duhet…
Në derbit e kaluar kam pasur shumë raste dhe nuk kam pasur fatin që të gëzohem me gol në derbi.

E nisëm keq në minutat e para. Jam tip i lojtarit që nuk bëj mirë në fushën ku kërcen topi. U mundova ta rris lojën dhe u mundova të bëj mirë. Te rasti i golit isha shumë i fokusuar dhe ia dola. Te rasti i fundit mendova golin që pësuam nga Apolonia në fund dhe për këtë shkova në fund me kokë, për të larguar.

A besoni se fitorja në derbi mund të jetë një shtysë drejt titullit?
Titulli është objektivi kryesor këtu, derbi është më shumë për tifozët. 3 pikë janë në derbi 3 pikë me ekipet e mbijetesës. Nuk ka lidhje derbi, duhet të marrim maksimumin në të gjitha ndeshjet. Kërcimi isha në dhomë me Hakajn dhe e parandieja golin dhe kur kërceja në dhomë, për këtë po qeshin të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat