Ramos u betua se nuk do të luante kurrë për Barcelonën, a do të thyhet ky betim?

Futboll

Ramos u betua se nuk do të luante kurrë për Barcelonën, a do të thyhet ky betim?

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:16
Ramos u betua se nuk do të luante kurrë për Barcelonën, a do të thyhet ky betim?

Skuadra katalanase, Barcelona është duke e kërkuar në mënyrë të padiskutueshme transferimin e qendërmbrojtsit spanjoll, Sergio Ramos, shkruan Insporti.

Ky transferim ‘bombë’ po përkrahet edhe nga ish sulmuesi i Barcës, Rivaldo.

“Sigurisht, Sergio Ramos do të ishte një nënshkrim i mirë për Barcelonën.

“Do të ishte transferim historik dhe do të ishte i diskutueshëm për shkak të historisë së Sergio Ramos me Real Madrid.”

Megjithatë, Rivaldo e pranon se mund të mbetet i zhgënjyer për shkak të besnikërisë së Ramos ndaj Los Blancos.

Insporti jua sjell një ndër deklaratat e forta të Ramos, kur tha se nuk do të luante kurrë për Barcelonën.

“Unë kurrë nuk do të luaja për Barcelonën, as për 50 milion € (43 milion £) as për 70 milion € (60 milion) në vit.

“Ka disa gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë. Është e pamundur”, ka thënë Ramos.

 Ramos u bashkua me Los Blancos nga Sevilla në vitin 2005, duke shënuar 100 gola në 668 paraqitje dhe duke fituar 22 trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat