Benzema: Duhet të japim më të mirën për të arritur vendin e parë

Futboll

Benzema: Duhet të japim më të mirën për të arritur vendin e parë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:51
Benzema

Karim Benzema është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Elches në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligas.

Benzema u bë protagonisti kryesor i Realit në këtë ndeshje duke i siguruar fitoren me dy golat e tij.

“Los Blancos” u gjendën në disavantazh nga goli i Dani Calvo në min (61′), por Benzema u përkujdes që pikët e plota ti marrë Reali. Francezi shënoi në min (73′) dhe (90+2).

Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe epilogun e ndeshjes.

“Unë jam shumë krenar për lojën që bëra këtë ndeshje. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, por ia dolëm”, tha ai.

“Goli i dytë ishte një gol i bukur dhe na jep tre pikë. Pra, jemi më të lumtur se kurrë”, tha Benzema.

“Sa herë që hyjmë në fushë, e dimë që të japim më të mirën për të arritur vendin e parë”, përfundoi Karim Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat