Finalja e parë e turneut më të ri...

Futboll

Finalja e parë e turneut më të ri...

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:58
Finalja e parë e turneut më të ri

FSHF Cup, kompeticioni i organizuar për herë të parë nga Federata e Futbollit ka mbyllur edicionin e saj të parë këtë të shtunë me sfidën finale Endju Dekor – Sind Al, që përfundoi me fitoren e Sind Al, 0-3.

Ndeshja e zhvilluar në kompleksin ‘Football Republic’ ishte mjaft e luftuar, duke sjellë emocione të mëdha dhe mjaft raste për gol nga të dyja skuadrat.

Ardian Torra arriti të zhbllokojë sfidën për Sind Al vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë, duke i kaluar në avantazh dhe duke i dërguar në dhomat e zhveshjes me epërsinë e një goli.

Në pjesën e dytë, pas disa rasteve nga të dyja ekipet, është sërish Orian Mata, futbollisti i Sind Al që gjen dy herë rrjetën dhe duke i dërguar shifrat në 0-3. Pavarësisht rasteve nga Endju Dekor, ndeshja përfundoi me fitoren e Sind Al, që bëhet kështu skuadra e parë që fiton trofeun e FSHF Cup, kompeticionit të organizuar nga Federata e Futbollit.

Vasil Bici, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF dhe Jurgen Demneri, përgjegjës i FSHF Cup në Federatën e Futbollit i dorëzuan kupën ekipit të Sind Al në ceremoninë e organizuar në përfundim të finales dhe shpërndanë medaljet për finalistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat