Zëvendësuesi i Ibrahimovic, Milan shënjestron ish-kapitenin e Interit

Futboll

Zëvendësuesi i Ibrahimovic, Milan shënjestron ish-kapitenin e Interit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:26
Milan

Gjatë merkatos së verës pritet të ketë disa ndryshime në repartin e sulmit te Milani. Të dy sulmuesve, Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Mandzukic, i përfundojnë kontratat në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse ata do të rinovojnë apo jo.

Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, kuqezinjtë kërkojnë të transferojnë në Milano Mauro Icardin. Sulmuesi i PSG-së konsiderohet si zëvendësuesi ideal i suedezit, por “Djalli” nuk është i vetëm në garë për shërbimet e argjentinasit, kartoni i të cilit vlerësohet diku te 50 milionë euro.

Ish-kapitenin e Interit e kërkon gjithashtu Juventusi dhe Roma dhe me shumë mundësi ai do të lëvizë nga Parisi në fund të sezonit.

Një transferim i mundshëm i Leo Messit në kryeqytetin francez do të komplikonte pozitat e Icardit te kampionët e Francës dhe si pasojë largimi do të ishte zgjidhja më e mirë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat