Dijoni fundoset, Celina në 33 minutat e fundit, asiston në golin e nderit

Futboll

Dijoni fundoset, Celina në 33 minutat e fundit, asiston në golin e nderit

Nga: K.G. Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:50
Dijoni fundoset, Celina në 33 minutat e fundit, asiston në golin e nderit

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, me ekipin e Dijonit, janë fundosur në elitën e futbollit francez. 

Ata sot si vendas pësuan humbje të thellë, me rezultat 3:1 nga Bordeaux, në kuadër të javës së 29-të dhe kanë pak shpresa për të mbetur në ligë.

Golat i shënuan Hwang (33' e 45') dhe De Preville (50').

Celina u paraqit nga minuta e 57-të apo në 33 minutat e fundit. Në minutën e fundit, Celina asiston dhe Konate shënoi.

Bordeaux renditet në vend të 11-të me 36 pikë dhe Dijon në fund me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat