Lazio e lejon, Vedat Muriqi grumbullohet për ndeshjet e marsit

Futboll

Lazio e lejon, Vedat Muriqi grumbullohet për ndeshjet e marsit

Më: 14 mars 2021 Në ora: 21:57
Vedat Muriqi

Në javën e fundit të Marsit, Kosova do të luaj tri ndeshje.

Dardanët luajnë miqësore me Lituaninë dhe dy ndeshje kualifikuese me Suedinë në Prishtinë dhe kundër Spanjës në Sevillë.

Media mëson se për këto ndeshje do të grumbullohet edhe sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi.

Klubi nga kryeqyteti italian i ka dhënë leje prizrenasit që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Challandes.

Vedat Muriqi aktualisht është golashënuesi më i mirë i Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat