​Capello: Interi e ka fituar titullin, Milani e humbi atë pas disfatës nga kjo skuadër

Futboll

​Capello: Interi e ka fituar titullin, Milani e humbi atë pas disfatës nga kjo skuadër

Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:39
Fabio Capello

Fabio Capello tha që Interi e ka fituar titullin pas fitores 2-1 ndaj Torinos dhe donte ta uronte trajnerin Antonio Conte për këtë.

“Nerazzurët” janë kanë nëntë pikë më shumë në vendin e parë, pasi Milani humbi 1-0 nga Napoli të dielën, por Capello këmbënguli se ishte i sigurt se skuadra e Contes do ta fitonte titullin.

"Unë kam thënë që me javë të tëra që Interi tashmë e ka fituar kampionatin," tha Capello për “Sky Sport Italia”. "Unë e kam thënë këtë që kur Milani humbi kundër Spezias dhe unë e konfirmoj atë sot."

Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez shënuan nga një në fitoren në “Stadio Grande Torino” dhe Capello foli edhe për këtë dyshe sulmuese, përcjellë KosovaPress.

"Në një nivel teknik, unë nuk mendoj se ka ndonjë diskutim," tha ai. “Lautaro është më superior se Lukaku.”

"Lukaku është fizikisht më i fortë, ai është më i shpejtë, por Lautaro është absolutisht superior teknikisht", tha Conte në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat