Capello: Inter tashmë e ka fituar titullin

Futboll

Capello: Inter tashmë e ka fituar titullin

Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:39
Fabio Capello

Fabio Capello ka thënë se Interi tashmë e ka fituar Scudetton pas fitores prej 2-1 kundër Torinos dhe e ka uruar trajnerin Antonio Conte për suksesin.

Nerazzurrët kanë nëntë pikë më shumë se përcjellësi i pare (Milan që pësoi të dielën nga Napoli), ndërsa ish-trajneri i Rossonerëve dhe Juventusit ka deklaruar se ka qenë i sigurt që zikaltrit do të triumfojnë këtë edicion.

“E kam thënë me javë të tëra se Interi e ka fituar kampionatin. E kam thënë qëkur Milani humbi nga Spezia dhe po e rikonfirmoj sot”.

“Duhet ta urojmë atë (Conten). Ai e ka kuptuar se loja e ekspozuar duke shkuar përpara, e bën më të vështirë. Ka qenë veprim inteligjent”.

“Sipas mendimit tim, Juventusi është më komplet se Interi në aspektin e skuadrës. (Por) një vit më shumë punë me të njëjtën skuadër, ka bërë shumë për Conten, ai tash e njeh më mirë ekipin”, ka deklaruar Capello për Sky Sport Italia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat