Enrique shpjegon pse e ftoi Pedrin te Kombëtarja A e Spanjës

Futboll

Enrique shpjegon pse e ftoi Pedrin te Kombëtarja A e Spanjës

Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:33
Luis Enrique

Në listën e Kombëtares së Spanjës për ndeshjet e muajit mars ndodhet edhe mesfushori i Barcelonës, Pedri.

18-vjeçari pranoi ftesën e parë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës që do zhvillohen me vonë këtë muaj.

I pyetur se pse e ftoi Pedrin, Enrique tha se mesfushori i ka të gjitha kriterët e duhura dhe do t’i sjellë skuadrës balancin e duhur.

“Kemi vëzhguar të gjithë lojtarët, kemi parë që Pedri është lojtar që i plotëson të gjitha kushtet në mesfushë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”.

“Për një kohë të gjatë kemi vlerësuar kualitetin dhe ndoshta gjëja që me pëlqen më së shumti është loja e tij në fushë. Një tjetër gjë e madhe për skuadrën është balanci mes pjesë ofensivë dhe defensivë”, deklaroi ish trajneri i Barcelonës.

Pritet që Pedri të jetë titullar ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat