Liverpool i falet Jotas, triumfon ndaj Wolves

Futboll

Liverpool i falet Jotas, triumfon ndaj Wolves

Më: 15 mars 2021 Në ora: 23:11
Liverpool

Liverpool është këndellur në Premierligë duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Wolves.

Pas dy humbjeve radhazi në kampionatin anglez, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp arkëtoi pikët e plota ndaj Wolves.

“Reds” fituan me rezultat minimal 0 – 1.

Golin e nderit për Liverpoolin e realizoi ish sulmuesi i Wolves, Diogo Jota në fundin e pjesës së parë (45+2).

Gjatë pjesës së dytë, rrugën drejt golit e gjeti edhe Mohamed Salah, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Liverpool ngritët në pozitën e gjashtë me 46 pikë, pesë më pak se Chelsea që është në top katër, derisa Wolves zë vendin e 13-të me 35 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat