Messi barazon rekordin e legjendës Xavi: Nder i madh!

Futboll

Messi barazon rekordin e legjendës Xavi: Nder i madh!

Më: 16 mars 2021 Në ora: 07:52
Messi barazon rekordin e legjendës Xavi: Nder i madh!

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë ngjyrat “blaugrana”. “Pleshti” në takimin përmbyllës të javës së 27-të të La Ligas, barazoi rekordin e një legjende si Xavi Hernandez me 767 ndeshje me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi argjentinas, 6 herë fitues i Topit të Artë, do ta thyejë këtë record në takimin e së dielës ndaj Real Sociedadit. Klubi I Barcelonës e nderoi kapitenin duke shpalosur një banderolë ku shfaqeshin dy ikonat (Xavi dhe Messi) duke u përqafuar me duart lart me mesazhin “Duke prekur qiellin”.

“Ashtë nder i madh të arrij këtë numër ndeshjesh të luajtura me Barcelonën. Faleminderit të gjithë kolegëve që më shoqëruan në këto vite dhe familjes e miqve të mi, që ishin gjithmonë pranë meje”.

Këto janë fjalët që Leo Messi shkroi në Instagram, pasi barazoi Xavi Hernándezin si lojtari me më shumë ndeshje (767) me fanellën e fanellën e Barçës.

Argjentinasi e festoi këtë arritje personale me dy gola dhe një asist në fitoren 4-1 ndaj Huescas. Përveç Messit shënuan edhe Griezmann e Mingueza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat