Vllaznia-Korabi, suksesi në Kupë...

Futboll

Vllaznia-Korabi, suksesi në Kupë...

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:19
Vllaznia-Korabi, suksesi në Kupë...

Vllaznisë ishte skuadra më me fat e Superiores në momentin kur u hodh shorti që përcaktoi çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë “peshkuan” Korabin e Peshkopisë, që në mënyrë befasuese eliminoi Tiranën në fazën e 1/8-ave. Tashmë ka ardhur momenti që fatin e mirë kuqeblutë ta konkretizojnë me kualifikimin në gjysmëfinale, që mund të rezultojë një pikë kthesë për ekipin e Brdaricit pas një ecurie vërtet për t’u harruar në kampionat.

Vllaznia nuk fiton prej pesë ndeshjesh në Superiore, ku regjistruar dy barazime dhe tri humbje, e fundit me Bylisin në Shkodër, që shkaktoi tërmet, qoftë për 24 orë, nën këmbët e trajnerit Brdaric, i shkarkuar dhe më pas i rikthyer në detyrë.

Suksesi në Kupë do të jetë oksigjen për shkodranët, të cilët kanë nevojë për një rezultat pozitiv për të kaluar atë ngërç që më shumë se sportiv duket psikologjik.

Europa mbetet objektivi më real për kuqeblutë, pas humbjes së vendit të parë në kampionat. Në një garë kaq  të ashpër për tri vendet e para, suksesi në Kupë është ndoshta rruga më e shkurtër për pjesëmarrjen në  Europa League sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat