U dërgua me urgjencë në spital...

Futboll

U dërgua me urgjencë në spital...

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:50
U dërgua me urgjencë në spital...

Portieri portugez, Rui Patricio, mori në goditje të fuqishme në kokë nga kapiteni i tij, Conor Coady në fund të ndeshjes me Liverpoolin.

Patricio u largua nga fusha me urgjencë për në spital pasi ishte pa ndjenja në ato momente duke shkaktuar frikë në “Molineux Stadium”.

Portieri i Kombëtares së Portugalisë u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt, kurse sot mediat shkruajnë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Patricio është mirë dhe po mund të flasë”, shkruhet në mediat britanike.

Kujtojmë se një lëndim të tillë pati edhe sulmuesi i Wolves Raul Jimenez, gjatë këtij sezoni në ndeshjen me Arsenalin në një duel të frikshëm me David Luiz.

Wolves pësoi humbje në shtëpi nga Liverpooli me rezultat 0:1. Golin e fitores për skuadrën kampione e shënoi ish futbollisti i Wolves, Diogo Jota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat