E kërkojnë talentin boshnjak të Malmos

Futboll

E kërkojnë talentin boshnjak të Malmos

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:53
E kërkojnë talentin boshnjak të Malmos

Manchester United dhe Chelsea po e kërkojnë qendërmbrojtësin e skuadrës suedez Malmo, Anel Ahmedhoxhiq, raporton taboidi anglez “The Sun”.

Klubet angleze janë duke e rivalizuar edhe skuadrën italiane Atalanta, e cila tash e një kohë duke i kërkuar shërbimet e futbollisti 21-vjeçar.

Gjithsesi, gazetari italian i specializuar për transfere, Fabrizio Romano, ka raportuar së fundmi se Manchester United dhe Chelsea ende nuk kanë dërguar në Malmo oferta për talentin në fjalë.

Ky i fundit është zhvilluar si futbollist në Suedi me ç’rast është aktivizuar për kategoritë e reja të Kombëtares Skandinave.

Anel Ahmedhoxhiq ka vendosur që ta përfaqësojë vendin e origjinës sa i përket Kombëtares A duke vendosur që të luajë me Bosnje Hercegovinën me të cilën tashmë i ka regjistruar dy paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat