Gasperini nuk pendohet për vendimet e tij, përkundër eliminimit

Futboll

Gasperini nuk pendohet për vendimet e tij, përkundër eliminimit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:40
Gian Piero Gasperini

Gian Piero Gasperini ka thënë se do t’i merrte të njëjtat vendime përkundër se Real Madridi e eliminoi Atalantan nga Liga e Kampionëve.

Los Blancos fituan me rezultat të përgjithshëm prej 4-1 në të dyja ndeshjet, por trajneri i skuadrës italiane beson se vendimet e tij ishin të duhurat.

“Absolutisht do t’i merrja të njëjtat vendime. Fatkeqësisht, goli i parë, penalltia dhe madje edhe goli në ndeshjen e parë, e komprometuan kualifikimin që edhe ashtu do të ishte i vështirë. Kur lejon gola të tillë, bëhet akoma më e vështirë”.

“Është e dhimbshme, ndjemë që e patëm rastin të luanim më mirë dhe ta bartnim lojën te Real Madridi. Shkoi keq, ishte pjesërisht për fajin tonë dhe pastaj u bë shumë vështirë”.

“Përvojat e këtilla janë gjithmonë fantastike për lojtarët, trajnerin dhe klubin, sepse luajmë ndaj më të mirëve në skenën ndërkombëtare”, është shprehur Gasperini për Sky Sport Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat