Rifillon stërvitja për sulmuesin shqiptar të Juventusi

Futboll

Rifillon stërvitja për sulmuesin shqiptar të Juventusi

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:48
Rifillon stërvitja për sulmuesin shqiptar të Juventusi

Xhakomi Vrioni ka nisur sërish stërvitjen me Juventusin pas një kohe të gjatë jashtë fushave si pasojë e një dëmtimi të pësuar në muajin nëntor.

Sulmuesi ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se ka lënë pas periudhën e vështirë dhe do të luftojë sërish për një vend në ekipin e parë të Juventus, teksa aktualisht është pjesë e skuadrës U23.

Në fakt, Vrioni ishte i pafat pasi në ekipin e parë të Juventus në këtë sezon ka pasur shumë mungesa dhe me siguri trajneri Pirlo do ta kishte marrë parasysh shqiptarin.

Megjithatë, Vrioni ka sërish gjithë kohën në dispozicion për të treguar vlerat e tij dhe në këtë formë të bëhet sa më shpesh pjesë e ekipit të parë, e të jetë pjesë e organikës së yjeve që do ta ndihmonte shumë atë në rritjen profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat