Eder pranë firmës me Sao Paulon!

Futboll

Eder pranë firmës me Sao Paulon!

Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:07
Eder pranë firmës me Sao Paulon!

Me përfundimin e aventurës në Kinë, Eder ka vendosur të rikthehet në Brazil.

Ish-sulmuesi i Interit është  lirë të firmosë me çdo skuadër, pasi klubi i Jiangsu Suning ka shpallur falimentin duke i liruar të gjtithë futbollistët

. Sipas mediave, 34-vjeçari ka arritur akordin me drejtuesit e Sao Paulos, të cilët kanë marrë edhe pëlqimin e trajnerit Hernan Crespo për afrimin e Eder, i cili konsiderohet një futbollist me shumë eksperiencë.

Sulmuesi do të firmosë me klubin brazilian një kontratë 2-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat